MENU
klinika

Kush do ta zëvendësojë gjeneralin turk

Serbia “fërkon duart”, italianët në krye të KFOR

26.09.2024 - 10:24

Një gjeneral italian mund të kthehet sërish në krye të KFOR-it. Media serbe “Danas”, duke cituar mediat kosovare, shkruan se gjenerali italian Enrico Barduani do të zëvendësojë gjeneralin Ozkan Ulutash. “KFOR-i nuk bëri reklamë, por tashmë në Beograd dihej për ardhjen e tij në krye të këtij misioni në korrik”, shkruante “Danas”, pak para se Ulutash ta konfirmonte edhe vetë. Ulutash ka qenë në krye të KFOR-it që nga 10 tetori i vitit të kaluar. Detyrat e tij në atë kohë i dorëzoi edhe komandanti italian, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuća. Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, në selinë e NATO-s, ku thotë të ketë informuar ambasadorët e të gjithë aleatëve të NATO-s, si dhe partnerët që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it. Në një mesazh dërguar mediave, Ulutash ka thënë se viti i fundit ka qenë plot ngjarje.

Largimi i Ulutash

Ai thotë se në muajt e kaluar, ka parë qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës “përtej historisë së tyre komplekse”. “Pavarësisht dallimeve të tyre, të gjitha komunitetet në Kosovë ndajnë një shpresë të përbashkët për një të ardhme paqësore dhe prosperuese”, thotë mes tjerash komandanti Ulutash. Megjithatë, ai thotë se “fatkeqësisht, shumë sfida mbeten”. Sipas tij, “tensionet ende ziejnë dhe mosbesimi midis komuniteteve pengon përparimin”. Ai shprehet se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “vazhdon të përballet me pengesa”, teksa thekson se NATO dhe KFOR-i mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja “si kornizë për një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura”. “Mbetem optimist se – me durim, këmbëngulje dhe qëndrim konstruktiv nga të gjitha anët – këto pengesa mund të kapërcehen”, u shpreh Ulutash.

Komandanti i ri i KFOR

Mirëpo, emri i Barduan është përmendur që në korrik, kur ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gashiç u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura italiane, admiralin Giuseppe Cavo Dragone. Në atë kohë ai ishte në një vizitë zyrtare në Serbi, ku u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, njoftoi atëherë SNS. Me atë rast, admirali Kavo Dragone ka falënderuar ministrin Gashiç për mikpritjen dhe bisedat e rëndësishme për dy ushtritë, dhe njëkohësisht ka shpallur komandantin e ri të KFOR-it. “Ai shprehu pritjen që gjeneralmajor Enrico Barduani, me marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it, do të ketë bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyer me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviç”, njoftuan në atë kohë mediat në Beograd, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes.

Prishmëritë e Italisë

Italia, kohët fundit ka rritur angazhimin diplomatik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke kontribuar në zhbllokimin e dialogut. Gjithsesi qeveria e Melonit duket se po ndjek më shumë Uashingtonin kryesisht dhe më pas Brukselin. Edhe gjatë vizitës së saj në Beograd në muajin dhjetor, Meloni ka përcjellë mesazhe që janë në përputhje me dëshirën afatgjatë të Italisë për të mbetur një partner i rëndësishëm për vendet e Ballkanit dhe për t’u bërë edhe më domethënëse në planin afatgjatë. Sa i përket Serbisë, ai shton se ka hapësirë për rritje të mëtutjeshme të tregtisë së jashtme, dhe përveç kësaj, Italia është e interesuar të forcojë bashkëpunimin katërpalësh në kuadër të Iniciativës së Evropës Qendrore, ku janë përfshirë edhe Serbia, Hungaria dhe Austria. Meloni fokusohet kryesisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me vende të caktuara që konsiderohen partnerë të ngushtë ose potencialisht të ngushtë. Të pyetur nëse Serbia mund të presë mbështetje më të fortë nga Italia në institucionet evropiane, analistë serbë dhe jo vetëm përgjigjen pozitivisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri

Ambasadori amerikan: Nuk e duam edhe një Republika Sërpska

“Është obligim për Kosovën që ta formojë Asociacionin…”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat