Miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës, thuhet se ka marrë fund. Ndonëse vajzat nuk ndiqen më në rrjetet sociale ato gjithashtu kanë fshirë çdo foto bashkë dhe nuk janë parë prej kohesh në praninë e njëra-tjetrës.
Mirëpo deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e prishjes së kësaj miqësie nga vetë ato.
Aludohet se “molla e sherrit” në këtë mes mund të ketë qenë moderatorja Kiara Tito, detaje në Story-t e këtyre protagonisteve ngrejnë të tilla dyshime.
Së fundmi, Mikela ka postuar një foto duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.
Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:
“Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaq një ‘sticker’ me gishtin e mesit.
Gjithashtu hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë bashkë ka qenë në festën ‘gender reval’ që Pupa kishte përgatitur për beben e saj.
Pak ditë para kësaj 2 ish-banoret e BBV, Kiara dhe Mikela kanë pasur një takim së bashku të cilin e kanë ndarë dhe me fansat. Vetë Mikela ndau një foto në Instagam ku u shfaq duke puthur Kiarën në faqe dhe shkruante: “Kë takova unë sot?”
Efi dhe Kiara e nisën lojën e “Big Brother” si dy mikesha, por e mbyllën këtë kapitull më të distancuara se kurrë.
Debatet e përsëritura mes tyre, na lanë të gjithë të kuptojmë se mes tyre nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia që kishin. Ato kanë diskutuar sërish në spektaklin e fundit në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.
Pas dalje nga BBV, Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale “WhatsApp”. Në atë momenti Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave por vetëm në telefon.
Kiara Tito foli për herë të parë pas eliminimit për herë të dytë nga “Big Brother Vip Albania”.
Pasi mbërriti në studio, Arbana e pyeti Kiarën në lidhje me vazhdimësinë e lojës dhe zgjedhjen e dy finalistëve të parë, Luizi dhe Efi. Pavarësisht sulmeve të shpeshta nga ish-mikesha e saj që vazhdimisht e ka cilësuar mashtruese, Kiara e vlerësoi Efin për atë që ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe menaxhimin e mirë të situatës në raport me Luizin dhe popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.
efi kiara
“Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit. Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale”, u shpreh Kiara Tito.