Al Pacino luajti disa nga personazhet më ikonë gjatë karrierës së tij të aktrimit, Michael Corleone në The Godfather, Tony Montana në The Marked dhe Frank Serpico në Serpico.
Por të qenit baba, është ndoshta roli i tij më përmbushës nga të gjithë. Në kujtimet e tij, të titulluar “Sonny Boy”, aktori 84-vjeçar shkroi për katër fëmijët e tij, Julie, 34 vjeç, binjakët Anton dhe Olivia, 23 vjeç dhe Roman, 16 muajsh.
Ndërsa në një intervistë për PEOPLE, ylli i Hollywood foli për dashurinë që ka për fëmijët e tij.
“Është kaq e mrekullueshme të kesh fëmijë. Për mua është unike. Më pëlqen shumë. Më ndryshoi, nëse doni ta quani kështu, për mirë. Më ndryshoi mënyrën se si e shikoja jetën. Ideja që fokusohesh te njerëzit e tjerë, jo te vetja, te fëmijët e tu… ja ku është dashuria e vërtetë”.
Al Pacino mirëpriti djalin e tij më të vogël në qershor 2023, me ish-partneren e tij, procudenten 30-vjeçare të filmave, Noor Alfallah.
I pyetur nëse ishte ndryshe atësia këtë herë, u përgjigj: “Epo, është gjithmonë njësoj. Është gjithmonë e njëjta gjë. Është një mrekulli e vogël. Kaq mund të them. Unë e dua atë. Jam shumë i lumtur që shoh fëmijët e mi”.
Në një intervistë të fundit me New York Times, Pacino tha se Roman “po rritet shpejt. Ai po mëson gjëra”.
I pyetur nëse Roman qëndron pas vendimit të tij për të shkruar kujtimet e tij, Pacino tha për Times: “Kjo është një nga arsyet, sigurisht. Dhe kjo ishte një fushatë për mua për të qëndruar pak më gjatë, nëse kjo është e mundur.”
Në librin e tij, aktori flet për udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm, nga jeta me nënën dhe gjyshërit e tij në një apartament në Bronx të Jugut, për t’u bërë një nga aktorët më të famshëm të brezit të tij.
Në stilin e tij ironik, ai ndan histori nga prapaskenat në setet e filmave si The Godfather, Cruising dhe Dog Day Afternoon, ndër të tjera.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta bëja”, tha ai për PEOPLE duke shkruar historinë e tij të jetës. “Jam në vitin e 85-të. Kur arrini atje dhe filloni të përjetoni moshën, e kuptoni pse duan që faktet të shkruhen”.