MENU
klinika

“PD duhej të mbështeste SPAK-un”

Alibeaj: Protesta tregoi se qytetarët kanë braktisur segmentin opozitar të Berishës

08.10.2024 - 17:17

Deputeti Enkelejd Alibeaj në një enision televiziv tha se për shkak se nuk është më pjesë e PD-së, nuk do të ishte e hijshme që të bënte komente lidhur me aksionet e një partie opozitare, që e konsideroi thjesht si një segment të opozitës.

Gjithsesi Alibeaj tha se masiviteti i protestave të 2019-ës ishte ku e ku më lart se protesta e djeshme e bërë nga Partia Demokratike e Sali Berishës.

Ai tha se ky segment i opozitës është braktisur nga qytetarët.

“Protesta ishte për të testuar madhësinë në publik dhe pas kësaj proteste mund të thuhet se publiku e ka braktisur.

Shumica e shqiptarëve e ka braktisur Edi Ramën, pasi ai mori 48 % në 2021, pra nuk ishte shumicë. Tani çështja është se pse këtë segmentin e opozitës nuk e mbështesin shqiptarët?

Për të qenë korrekt me shqiptarët mund të them se kështu e kanë zgjedhur dhe kështu le të vazhdojnë”, tha Alibeaj.

Ai u shpreh se ky segment opozitar nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve. “Humbi zgjedhjet në Kukës, nuk po përfshij Himarën se ka hije dyshimi, humbje në zgjedhjet e 2023-it, pra këta nuk përfaqësojnë më shqiptarët që nuk duan qeverinë e Edi Ramës. Dhe prova e dhimbshme ishte protesta e djeshme”, tha Alibeaj.

Ai tha se PD është në dorën e një njeriu, pretendojnë se janë të bashkuar dhe nuk janë ato ndarje që thuhej se ishin, por ky është një model i tejkaluar. “Nuk mund të kemi modelin e Njëshit, që halli i Njëshit është halli i njerëzve, këto janë modele të tejkaluara”, tha Alibeaj, duke shtuar se PD është e izoluar ndërkombëtarisht, megjithëse u krijua nga Perëndimi.

Deputeti tha se nuk mundet kurrsesi që PD ka drejtuar tytat drejt drejtësisë së re. “Pavërësisht problemeve që ka drejtësia, PD duhej të mbështeste SPAK dhe GJKKO, pasi një drejtësi që godet nga pushteti duhet parë si aleate”, tha Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mosbindja civile nuk ka plan B, por…”

“A do i bojkotojë zgjedhjet?” Përgjigjet Berisha!

Çfarë kërkojnë deputetët demokratë?

PD, në protestë ditën që mblidhet Këshilli i Mandateve!