Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin e funksioneve njohëse të trurit të lidhura me moshën, nuk ka asnjë ushqim specifik që garanton se truri ynë do të mbajë formë ndërsa plakemi.
Nutricionistët theksojnë vazhdimisht se strategjia më e mirë është të formoni dhe t’i përmbaheni një modeli të të ushqyerit të shëndetshëm, me shumë fruta, perime, bishtajore dhe drithëra.
Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të marrim proteinat që na nevojiten nga ushqimet bimore si dhe nga peshqit dhe të zgjedhim të konsumojmë yndyrna të mira.
Sipas hulumtimit të Harvardit, ushqimet më të mira për shëndetin e trurit janë të njëjtat ushqime që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
Pra, duke i përfshirë në dietën tonë, në planin afatgjatë, përfitimet për shëndetin tonë do të jenë të shumëfishta.
1. Perime jeshile me gjethe
Lakra jeshile, spinaqi dhe brokoli, janë të pasura me lëndë ushqyese të lidhura me funksionin e mirë të trurit, siç janë vitamina K, luteina, folati dhe beta karotina. Sipas hulumtimeve, ato vonojnë rënien e funksioneve njohëse.
2. Peshk i yndyrshëm
Peshqit me vaj janë të pasur me omega-3 dhe yndyrna të mira, të cilat lidhen me mbajtjen e niveleve të ulëta të proteinës beta-amiloide në trup. Një proteinë që mund të kontribuojë negativisht në shëndetin e trurit, duke krijuar grumbullime mes neuroneve, ndërsa gjendet edhe tek personat që vuajnë nga Alzheimer dhe demenca.
3. Manaferrat
Flavonoidet, substanca natyrale që gjenden në bimë dhe përgjegjëse për ngjyrat e ndezura të manave, sipas hulumtimeve ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e kujtesës.
Një studim tjetër i Universitetit Brigham në Harvard, në bashkëpunim me Spitalin e Grave, tregoi se gratë që konsumonin luleshtrydhe dhe boronica dy ose më shumë herë në javë, i vononin shenjat e përkeqësimit të kujtesës me 2 vjet e gjysmë.
4. Çaj dhe kafe
Kafeina në filxhanin që mbajmë çdo mëngjes kur shijojmë çajin ose kafen tonë nuk na stimulon dhe na ndihmon të përqendrohemi vetëm herë pas here. Sipas një studimi të botuar në Journal of Nutrition, pjesëmarrësit që konsumonin më shumë kafeinë në jetën e tyre të përditshme dolën më mirë edhe në testet e aftësive mendore.
Kafeina duket se na ndihmon të ruajmë më mirë informacione të reja dhe të “ruajmë” kujtime të reja.
5. Arra
Arrat janë burime të shkëlqyera dhe të pasura të proteinave dhe yndyrave të mira, dhe një arrë e veçantë ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Një studim i UCLA, me gjetjet e tij, e lidhi konsumimin e tyre me rezultate më të mira në testet e aftësive njohëse dhe mendore.
Arrat janë të larta në Omega-3, dhe veçanërisht acidi α-linolenik që gjendet në këtë arrë lidhet me përfitime të ndryshme për trupin, si mbajtja e presionit të ulët të gjakut dhe shëndeti i përgjithshëm i mirë arterial. Diçka që është e mirë për zemrën dhe mendjen e çdo organizmi.