MENU
klinika

"Nuk ishte e sinqertë"

Shakira dhe Pique sërish në qendër të shtypit rozë

24.10.2024 - 17:00

Pas disa kohësh heshtje, Gerard Pique dhe Shakira kanë dalë sërish në faqet e para të shtypit rozë.

Vitin e kaluar Shakira prezantoi këngën “BZRP Music Sessions #53” përmes së cilës zbuloi se ish-partneri i saj, Gerard Pique, e kishte tradhtuar. Pasi e bëri publike këtë çështje, shumë fansa dolën në krah të saj. Megjithatë, ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle Gerard Pique ishte i ftuar në emisionin CNN ku komentoi për herë të parë ndarjen me Shakiran.

Në një intervistë për CNN, Pique akuzoi këngëtaren e famshme se nuk ishte plotësisht e sinqertë për të gjithë situatën.

“Ajo që u tha nuk u shfaq siç ishte në të vërtetë. Nuk mund ta kontrolloj. Tani jam i rrethuar nga të dashurit e mi, ata e dinë se kush jam dhe çfarë bëj dhe kjo më jep paqe. Jeta që kam pasur, mundësi për të luajtur për klubin e jetës sime për më shumë se 20 vjet, fëmijë të mrekullueshëm, miq për jetën, jam mirënjohës për të gjitha këto”, tha ai.

Ndërsa më herët për People, Shakira foli për ndarjen me Pique dhe theksoi se mendonte se nuk do të mund të mbijetonte, sepse në të njëjtin moment kur zbuloi se Pique e kishte tradhtuar, babai i saj ishte në spital në terapi intensive.

“Nëpërmjet mediave mora vesh se ai më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive. Gjëja më e vështirë për mua ishte se nuk mund të merrja këshilla nga babai im dhe kisha aq shumë nevojë”, tha ajo.

Përshtatje e stilit me komoditetin

Trendet e modës për dimrin 2024

Nuk ha kurrë sushi dhe e nis ditën me një smoothie

“Sekretet” e dietës së Melania Trump

“U ndamë 3 vite më parë, s’prisja të zgjaste gjithë jetën”

Lidhja me futbollistin 19 vite më të ri, rrëfehet deputetja shqiptare