MENU
klinika

Parashikimet e tij kanë bërë bujë në rrjete sociale!

A e parashikoi ‘Simpsons’ fitoren e Donald Trump?

07.11.2024 - 18:51

Seriali ‘Simpsons’ se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen pasi Kamala Harris humbi në tentativën e saj për t’u bërë presidente.

‘Daily Mail’, raporton se muajin e kaluar në rrjetet sociale u shfaq një episod i këtij seriali i transmetuar në 19 mars 2000, me titull “Bart to the Future”, për të cilin thuhej se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris.

Në episodin në fjalë Lisa, vajza e vogël e familjes, bëhet presidente, e veshur me një kostum vjollce me varëse perlash, thuajse identik me paraqitjen e Kamala Harris ku u bë zv. presidente. Shumë nga përdoruesit mendonin se kjo nuk ishte vetëm një koinçidencë. Në inaugurimin e presidentit Joe Biden më 20 janar, 2021, Harris mbante kostumin e purpurt nga Christopher John Rogers dhe varësen e dizenjuar nga Wilfredo Rosado, njëlloj me atë të prezantuar nga “Liza presidente” në serial.

Në episod Lisa thotë:

“Siç e dini, kemi trashëguar një gropë të madhe të buxhetit nga President Trump, prandaj në duhet ta rimbushim.’

Një përdorues shkruante: “Kjo është hera e parë që The Simpsons gabojnë.”

Nuk dihet nga i marrin informacionet e tyre producentët e serialit por në episodin e vitit 2000 Lisa Simpson bëhet presidente dhe i referohet për herë të parë “presidencës së Donald Trump.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky episod i The Simpson i tregon të gjitha

E ka parashikuar satelitin shqiptar në hapësirë?


Përshtatje e stilit me komoditetin

Trendet e modës për dimrin 2024

Nuk ha kurrë sushi dhe e nis ditën me një smoothie

“Sekretet” e dietës së Melania Trump

“U ndamë 3 vite më parë, s’prisja të zgjaste gjithë jetën”

Lidhja me futbollistin 19 vite më të ri, rrëfehet deputetja shqiptare