Beyoncé ka bërë histori duke u bërë artistja më e nominuar e të gjitha kohërave në Grammy Awards, duke kaluar bashkëshortin e saj Jay-Z.
Çifti kishin nga 88 nominime secili, por Beyonce mori “fronin” falë albumit të saj të fundit, Cowboy Carter.
Ajo kryeson garën e Grammy-s të këtij viti me 11 nominime, duke përfshirë albumin më të mirë, albumin më të mirë country dhe këngën e vitit për Texas Hold ‘Em.
Të nominuarit e tjerë kryesorë, me nga shtatë secili, janë Billie Eilish, Kendrick Lamar, Post Malone dhe Charli XCX .
The Beatles gjithashtu u nominuan për “Now And then”, një këngë e papërfunduar e John Lennon që u realizua vitin e kaluar me ndihmën e AI.
Beyoncé është tashmë artistja më e nderuar e Akademisë së Regjistrimit, me 32 fitore si artiste solo dhe tre të tjera si pjesë e Destiny’s Child.
Megjithatë, ajo nuk e ka fituar kurrë trofeun e albumit të lakmuar të vitit, pavarësisht katër nominimeve në këtë kategori.