Aktori Olsi Bylyku, i ka dhënë fund aludimeve për lidhjen e tij me gazetaren e njohur, Denada Lura, pas ndarjes nga Egli Tako.
Edhe pse aktori është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre ka zbuluar se ai dhe Enada janë bashkë.
Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Modelja ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Enada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit.
Siç shihet edhe në foto, krahas urimit për lindjen e Neas, në fund të kartolinës shkruhet: “Përqafime, Olsi Bylyku, Denada”.
olsi bylyku sara gjordeni enada lura urimi
Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve për lidhjen mes tyre, e cila ka nisur jo shumë vonë pas ndarjes së Olsit nga Egli, me të cilën kishte disa vite bashkë.
Gjatë kohës që kanë qënë bashkë çifti është shhprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.
Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera. Brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Olsi ka thënë se:
“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti.
Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.
Asaj kohe këngëtarja Egli Tako ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.
Ndërsa është shprehur se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo ka theksuar se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.
Ajo nuk e ka mohuar se ndjen ende mall për të.
“Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- ka thënë ajo.