MENU
klinika

Baleti kontemporan

Preljocaj në kulturën franceze

26.04.2019 - 12:22

Mjeshtri i koreografisë botërore, Angjelin Preljocaj, tashmë është pjesë e stafit të Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Artisti është i njohur në mbarë botën për veprat e tij në balet, të vëna në skenë në teatrot më të mëdha të botës. Në vitin 2017, në Tiranë ngjiti në skenën baletin “Still life”, ndërsa gjatë këtij viti realizoi një vepër “Udhëtim dimëror” për teatrin “La Scala” në Itali.

 

 

Preljocaj do të jetë pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura, në seksionin e koreografisë, së bashku edhe me tre koreografë të tjerë. Gjatë ditëve në vazhdim, pritet miratimi i Presidentit të Francës, i cili është mbrojtës i akademisë. Seksioni i Koreografisë u formua në 9 tetor të vitit 2018. Akademia e Arteve të Bukura është një nga pesë akademitë që përbëjnë Institutin e Francës. Me 63 anëtarë në 9 seksione artistike, ajo përpiqet të promovojë dhe inkurajojë krijimin artistik në të gjitha shprehitë e saj dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore franceze.

 

I lindur në vitin 1957 nga prindër shqiptarë, Angelin Preljocaj fillon të studiojë balet klasik para se t’i dedikohet baletit kontemporan me Karin Waehner. Në vitin 1980, transferohet në New York për të punuar me Zena Rommett dhe Merce Cunningham për të vazhduar më pas studimet në Francë me koreografen amerikane Viola Farber dhe me francezin Quentin Rouillier. Punon me Dominique Bagouet para se të themelojë kompaninë e tij në dhjetor të vitit 1984.

 

Që prej asaj kohe është autor i rreth 45 koreografive. Angelin Preljocaj ka bashkëpunuar rregullisht me artistë të tjerë, mes të cilëve mund të përmendim: Enki Bilal, Goran Vejvoda, Fabrice Hyber, Karlheinz Stockhausen, Jean Paul Gaultier, Constance Guisset, Claude Lévêque. Krijimet e tij janë tashmë pjesë e repertorit të kompanive të ndryshme si: “La Scala”, “New York City Ballet” “Ballet de l’Opéra National de Paris”. Ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër ( Poastieri, Ide të errëta 1991) dhe shumë filma të tjerë, për të cilët është vlerësuar me çmimin “Çmim e madh të filmit Artistik” në vitin 2003 dhe “Çmimin e parë për video-dance” në vitin 1992.

 

Disa libra janë shkruar për aktivitetin e tij artistik si Angelin Preljocaj ( 2003), Flamuri i Zi ( 2006) dhe Topologjia e të padukshmit (2008). Në rrugën e gjatë të karrierës, Preljocaj është vlerësuar me çmime të ndryshme, si “Çmimi kombëtar i vallëzimit” dhënë nga Ministria e Kulturës në Francë (1992), “Beniamini i baletit” për Le Parc në 1995, “Çmimin Bessie” për Annonciation në 1997, “Fitoret e muzikës” për “Romeo e Giulietta” në 1997 dhe “Globin e Kristaltë”” për “Borëbardha” (2009).

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB