MENU
klinika

Ish-Presidenti: Vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën

“Serbia, e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës”

16.10.2023 - 10:00

Ish-Presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kritikojnë ashpër qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa apelojnë për dhënien fund të politikave luftënxitëse dhe destabilizuese në Ballkan.

I pranishëm në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva” në Shkup, ishkreu i shtetit shqiptar kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet më i sigurt, teksa ka shprehur shqetësimin për sulmet terroriste në Banjskë, ku sipas tij, duket qartë që e përfshirë është Serbia. Ai deklaroi se duhet të vazhdojnë përpjekjet që palët të ulen në bisedime, ndërsa ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë.

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe pastaj të flasim për integrim, pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Më 24 shtator plasi sulm në rajonin e Banjskës, jo vetëm plasi, por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, kur Beogradi i cili të paktën formalisht është dukur se po kujdeset që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjedhën paqësisht dhe drejtësisht, po mbante qëndrim shumë shqetësues. Ngjarja që na tronditi të gjithëve jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall një dite zie për ata që u vranë, të cilët më të drejtë u quajtën terroristë…

Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për t’u ulur në bisedime palët, vetëm se ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë. Pikë së pari, është e domosdoshme që Kosova të njihet nga anëtarët e BE-së, të cilët deri tani nuk e kanë njohur. Rruga e vetme për të gjithë janë bisedimet, dy ose shumëpalëshe, por duhet vendosmëri e cila deri tani ka munguar. Është më se e nevojshme që për Vuçiçin të bëhet e njohur se nuk mund vazhdojë të qëndrojë në dy karrige. Historia ka treguar se kjo nuk ndihmon në zgjidhje e problemeve”, – tha Moisiu.

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmendi sulmin e fundit që ndodhi në pjesën veriore të Kosovës duke u shprehur tha se është koha që politikat e tilla luftënxitëse dhe destabilizuese jo vetëm të marrin fund, por edhe të marrin ndëshkimin e meritueshëm.

“Integrimi i plotë i këtij komuniteti në proceset shtetndërtuese ka pasur dhe ka një armik të përhershëm, është qeveria dhe politika zyrtare e Serbisë që nuk po ndryshon, pavarësisht progresit dhe investimeve që po bën rajoni mbështetur nga Bashkësia Ndërkombëtare. Madje, kur edhe e gjithë Evropa po kërcënohej nga agresioni rus në Ukrainë me rrezikun e përhapjes së tij, shteti serb jo që mbetet aleat i Rusisë, por ka intensifikuar veprimet provokuese. Shembull është rasti i fundit, kur një grup i terroristëve provokoi të destabilizojë integritetin dhe sovranitetin e vendit… Paqja nuk ndërtohet duke vendosur kushte të njëanshme. Serbia ishte dhe vazhdon të mbetet faktori kryesor destabilizues. Është koha që politikat e tilla luftënxitëse dhe destabilizuese jo vetëm të marrin fund, por edhe të marrin ndëshkimin e meritueshëm”,- tha Sejdiu.

Edhe ish-Kryeministri i Sllovakisë, Mikulas Dzurinda, kërkon nga Bashkimi Evropian të mbajë një përgjegjësi më të madhe sa u përket zhvillimeve që po ndodhin, e sidomos atyre të sigurisë.

“Ndoshta një moment i ri po shfaqet kundër efektit që Ukraina po përballet me luftë nga Rusia, kjo ndihmon të kuptohet që BE-ja duhet të luftojë për një rol më të rëndësishëm. Kam ndjenjën se ky është momenti, ndjej se edhe aleatët tanë, SHBA dhe BE të tregojnë një përgjegjësi më të madhe, të mbajnë një peshë më të madhe”, – u shpreh ai.

Në konferencën në Shkup foli edhe ish-Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniç, i cili konsideron se duhet të rritet bashkëpunimi mes vendeve në rajon dhe se BE-ja duhet të punojë më shumë në këtë drejtim. Kjo konferencë është organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe “Podgorica Club”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja nga terroristët serbë e policit në Veri

“BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë”

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës

“KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në vend”

Sulmet në Veri ku u vra një polic

Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë!

Refuzon ditët e zisë në Serbi

BE nuk ul flamurin në Beograd në gjysmështizë


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!