28.07.2018 - 14:06
Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, u ka thënë zyrtarëve të Milanit se do të donte të transferohej në “San Siro” gjatë kësaj vere.
Spanjolli ka folur me menaxherin e përgjithshëm të skuadrës, Leonardon, për një kalim në radhët e “Rosonerëve”, ndërsa Chelsea do 65 milionë euro për të.
Çmimi i Moratas mund të jetë problem për gjigantin italian, që po ashtu është duke e përcjellë me kujdes edhe Gonzalo Higuain dhe Radamel Falcao.