Pas një aventure njëvjeçare në kampionatin e Kosovës, ku luajti për fanellën e Lirisë së Prizrenit, mesfushori Jetmir Sefa është rikthyer në kampionatin shqiptar.
Ai do të luajë me fanellën e Dinamos këtë sezon dhe lajmi për afrimin e tij në kryeqytet është bërë publik nga vetë faqja zyrtare e klubit dinamovit.
Sefa në të kaluarën e tij ka luajtur edhe për ekipe si Skënderbeu, Laçi, Vllaznia apo Tirana, pa harruar edhe shumë skuadra të tjera në Kategorinë Superiore.
NJOFTIMI I DINAMOS
“Jetmir Sefa vishet Blu!
Mesfushori dhe ekipi dinamovit kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për sezonin e ri.
Sefa i bashkohet ekipit pas një eksperience të gjatë në Superligë, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit në superligën e Kosovës”.