MENU
klinika

Konkurrenca FSHF-FFK

Shqipëria dhe Kosova, në garë për talentët shqiptarë në Evropë

31.07.2018 - 13:17

Federata Kosovare e Futbollit bën me dije se po bëhen të gjitha përpjekjet për të bindur disa lojtarë, me në krye talentin e Bayern Munchen, Meritan Shabani, që të luajnë me kombëtaren e Kosovës.

Janë të njëjtët lojtarë, që edhe Shqipëria kërkon t’i marrë në kombëtaren e saj. Në listën e publikuar nga Federata e Kosovës janë 8 lojtarë, mes tyre edhe Albian Ajeti dhe Florian Kamberi, të cilët më parë kanë thënë “Jo”, por gjithçka mund të ndodhë në vazhdim.

Lojtarët që Kosova kërkon t’i bindë

Meritan Shabani (Bayern Munchen)

Mërgim Berisha (Magdeburg)

Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg)

Florent Hadërgjonaj (Huddersfield)

Shkëlqim Demhasaj (Luzern)

Florian Kamberi (Hibernian)

Albian Ajeti (Basel)

Mirlind Kryeziu (Zurich)