MENU
klinika

Kampi durrsak

Teuta bën goditjen e madhe, merr një mbrojtës me emër

30.07.2018 - 11:38

Teuta ka bërë goditjen më të madhe të merkatos së verës. Ditmar Bicaj është lojtari më i ri i Teutës. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi durrsak në faqen e tij në facebook vetëm pak m minuta më parë.

Mbrojtësi luajti me Flamurtarin sezonin e kaluar dhe u fol se ishte pranë rikthimit te Skënderbeu, por tani ka zgjedhur Teutën.

Një afrim me shumë vlera për durrsakët, duke ditur përvojën e mbrojtësit të qendrës, i cili më parë ka veshur edhe fanellat e Tiranës, Skënderbeut, Partizanit dhe Vllaznisë, por ka luajtur edhe jashtë vendit.