Gjashtë gola sot, tetë në total në dy ndeshje, 6 pikë dhe në krye të renditjes. Manchester City i ka bërë një nisje shumë të mirë sezonit të ri në Premier League, duke fituar edhe sot në shtëpi 6-1 ndaj Huddersfield.
Manchester City nuk e ka ndjerë mungesën Kevin De Bruyne, i cili është dëmtuar gjatë kësaj jave dhe pritet të qëndrojë tre muaj larg fushave, ndoshta duke humbur pjesën e parë të sezonit
Ishte Sergio Aguero njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi. Argjentinasi shënoi tripletë dhe u siguroi fitoren qytetarëve. Golin e parë sulmuesi e shënoi pas një topi të gjatë të dhënë nga portieri Ederson.
Gabriel Jezus dhe David Silva ishin autorët e golave të tjerë, ndërsa goli i gjashtë u shënua nga Kongolo në portën e tij, por merita ishte e Sane, që këmbënguli deri afër portierit në krahun e majtë.
Me fitoren e sotme, “Qytetarët” kryesojnë renditjen me pikë të plota dhe me një golavarazh +7. Sfidën e radhës Mançester City do ta luajë në transfertë ndaj Wolves. Ndërkohë, në takimin tjetër të zhvilluar në orën 14:30, Watford mposhti Burnley me rezultatin 1-3.