MENU
klinika

Qëndron në Torino

Cristiano Ronaldo refuzon kombëtaren

29.08.2018 - 12:03

Cristiano Ronaldo ka në kokë vetëm ekipin e Juventus. Sulmuesi bardhezi ka vendosur të refuzojë grumbullimin nga Portugalia, për të qëndruar në Torino, ku do të stërvitet veçmas.

“CR7” kërkon të përfitojë nga pushimi i kampionatit për t’u ingranuar më mirë në botën bardhezi dhe për të arritur në maksimumin e formës, në prag të fillimit të Champions League.

Vendimi i tij është mirëpritur nga Allegri dhe nga drejtuesit e Juves, që kanë marrë një sinjal shumë të rëndësishëm. Buzëqesh edhe Italia dhe Mancini, sepse Ronaldo, krahas miqësores ndaj Kroacisë, nuk do të luajë as në ndeshjen e parë të Nations League, më 10 shtator në Lisbonë, pikërisht kundër “axurrëve”.

Cristiano Ronaldo ne Chievo-Juventus
Cristiano Ronaldo ne Chievo-Juventus

Një problem më pak për Chiellinin dhe Bonucci, që Cristianon do ta kenë kundërshtarë vetëm në ushtrimet e stërvitjes. Pyetja që ngrihet tashmë është: Ronaldo do të tërhiqet gjithmonë, apo vetëm për ndeshjet e shtatorit?