MENU
klinika

Serie A, Java I

Dzeko i jep 3 pikët e para Romës në Torino

19.08.2018 - 20:33

Ka mjaftuar vetëm goli boshnjakut Edin Dzeko një minutën para kohës së rregullt që Roma të fitojë 1-0 ndaj Torinos në transfertë.

Një 90-minutësh me shumë intensitet dhe pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Dzeko dhe Kolarov goditën shtyllat, ndërsa Rincon goditi traversën për Torinon.

Pas një orë lojë, vetëm fati e ndihmoi portierin Olsen pasi bëri një gabim gjatë goditjes së Baselli, por topi përfundoi jashtë kuadratit.

Më pas, Torino shënoi me anë të Aina, por gjyqtari e anuloi me VAR, sepse futbollisti vendas ishte në pozicion jashtë loje.

Roma goditi një tjetër shtyllë me Dzeko, ndërsa Olsen shpëtoi portën nga tentativat e Belotti dhe Iago Falque, derisa në fund erdhi goditja fluturimthi e Dzeko, pas krosimit të Kluivert, që ndëshkoi Torinon dhe i dha Romës tri pikët në ndeshjen e parë në Serie A.