MENU
klinika

Presidenti i Puglias

‘Edi Rama shpëtoi qeverinë tonë, Shqipëria sa më parë në BE!’

27.08.2018 - 19:23

Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano, ka komentuar çështjen e pranimit të 20 refugjatëve nga Shqipëria.

Në një status në Facebook, Emiliano shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama shpëtoi qeverinë italiane, dhe se vendi ynë i dha një mesazh gjithë botës, sepse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në BE.

Qeveria jonë u shpëtua nga Edi Rama dhe Papa Francesco. Shqipëria i dha një leksion gjithë botës. Miku im Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë iu shpjegoi të gjithëve pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian.

Duke bërë këtë, e shpëtoi qeverinë italiane nga një situatë e sikletshme dhe katastrofike, e shkaktuar nga mungesa e eksperiencës dhe injorancës juridike.”

Tre ditë më parë, qeveria shqiptare vendosi të marrë 20 nga refugjatët që ishin bllokuar në bordin e anijes “Diciotti” në portin e Katania-s në Itali. Qeveria shqiptare e ofroi ndihmën për shtetin italian, si një “kthim nderi” për pranimin e mijëra emigrantëve shqiptarë në kohët e vështira për popullin shqiptar.

Italia po përballet me krizën e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme prej disa muajsh, ndërkohë që qeveria italiane ka vendosur të mos lejojë më zbritjen e tyre në portet e vendit.

Vendimi i qeverisë shqiptare, u përshëndet nga qeveria italiane dhe u cilësua si një shenjë maturie e një vendi që meriton të bëhet pjesë e BE-së.