MENU
klinika

Renditja botërore

FIFA “masakron” Gjermaninë, ngjitet Rusia

16.08.2018 - 13:40

Franca kryeson listën e publikuar nga organi qeverisës i futbollit botëror, i cili ka përdorur një metodë të re të klasifikimit të ekipeve kombëtare.

Formula e re, sipas FIFA-s, “mbështetet në shtimin / zbritjen e pikëve të fituara, ose të humbura për një lojë në / nga totalet e mëparshme dhe jo në mesataren e pikëve të lojërave gjatë një periudhe të caktuar kohe, si në versionin e mëparshëm të renditjes.

Ndryshimet, nga të cilat ka disa, përfshijnë faktin se ekipet joaktive tani ruajnë totalin e tyre të pikëve, pa zhvlerësim të lojërave më të vjetra”.

Gjermania, që nuk arriti të kualifikohej për në raundet me eliminim direkt të turneut në Rusi, ka humbur 15 vende në renditjen e FIFA-s.

Kjo, si rezultat i eliminimit që në grupe të Botërorit, ku pa Meksikën dhe Suedinë të pozicionoheshin mbi te, dhe Korenë e Jugut.

Argjentina zbret në vendin e 11-të të kësaj renditjeje, pasi ka hidhëruar në skenën madhështore të Rusisë, kësaj vere, me të dyja skuadrat e sipërcituara tashmë nën Anglinë, e cila arriti deri në gjysmëfinale.

Djemtë e Gareth Southgate tani janë të gjashtët në renditjen e FIFA-s. Pesë vendet e para mbahen nga Franca, Belgjika, Brazili, Kroacia dhe Uruguaji.

“Tre Luanët”, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka përbëjnë “top 10”. Ngjitet Rusia, e cila në mënyrë sensacionale eliminoi Spanjën nga Botërori me penallti.

Plot 21 vende më lart e sheh veten Rusia, e 49-ta. Egjipti i Mohamed Salah, i eliminuar në fazat e grupeve të Botërorit, humb 20 vende në këtë renditje, çka është rënia më e madhe e çdo ekipi.