Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kreut aktual të UEFA-s, z.Aleksander Ceferin për një mandat të dytë në drejtimin e organizmit më të lartë të futbollit europian, FSHF dhe presidenti Armand Duka kanë shprehur mbështetjen ndaj presidentit Ceferin në zgjedhjet e ardhshme.
Zgjedhjet do të zhvillohen në Kongresin e radhës së UEFA-s në Romë, mw 7 Shkurt 2019. Presidenti Duka, në letrwn e tij drejtuar kreut të UEFA-s, theksoi rëndësinë e këtij vendimi, për t’i dhënë vazhdimësi punës dhe zhvillimit të futbollit Europian.
Duke parë investimet dhe përmirësimin e imazhit të futbollit, FSHF mbështet hapur kandidaturën e presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin.
Sakaq në garën për kreun e UEFA përveç sllovenit Aleksander Ceferin ende nuk është shpallur ndonjë kandidaturë tjetër. Ceferin e mori kreun e UEFA pas largimit të Platini për shkak të skandalit të korrupsionit që pati shpërthyer.