Disa personalitete të njohura braziliane iu bashkuan një iniciative për të ndihmuar një familje, por ishte futbollisti i Liverpool, Roberto Firminho, që dha shumën më të madhe dhe i dha gjithashtu shpresë kësaj familjeje.
Joao Victor dhe Miguel, respektivisht gjashtë dhe një vjeç, vuajnë nga atrofia muskulore e shpinës. Prindërit e tyre, të dëshpëruar, filluan një fushatë në rrjetet sociale për të mbledhur një milion euro, që duheshin për kurimin e dy fëmijëve të tyre.
Gruaja e futbollistit Firminho, Larisa Pereira, dha mesazhin e bukur, ku shprehej se ata do i dhuronin pjesën që kishte mbetur për të mbledhur të gjitha paratë, më shumë se 67 mijë euro.
Paratë do të përdoren për mjekimin e shtrenjtë për këtë sëmundje, që prek zonën e shpinës, dhe shpresohet që efektet negative të kësaj sëmundjeje të vijnë duke u ulur te fëmijët.