Çështja e sigurisë në stadiume vijon të diskutohet, pasi ngjarja e Korçës, ku u përplasën tifozët e Skënderbeut dhe të Partizanit, shërbeu si kambanë alarmi dhe natyrshëm ngriti pyetjen: Duhet apo jo policia në stadiume?
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në lidhje me çështjen delikate të sigurisë publike në stadiumet shqiptare pas vendimit të fundit të Policisë së Shtetit për mosprezencën e forcave të rendit në stadiume gjatë ndeshjeve të Kategorisë Superiore, u shpreh:
“Unë e kam thënë që në fillim se siguria në stadiume nuk bëhet me Polici Private. Në Shqipëri nuk janë pjekur akoma kushtet ku tifozeria është e ndërgjegjësuar që ne të arrijmë të marrim përsipër sigurinë e stadiumeve me Polici Private.
Zgjidhja është që të rikthehet Policia e Shtetit në stadiume për të sigurar rëndin. Futbolli është një sport masiv dhe duke qënë i tillë ka tifoza të ndryshëm. Në fillime kemi pasur shumë tifoza në Kukës që vinin e thyenin stolat dhe policia i shoqëtonte për dy orë në Komisariat pastaj i lironte.
Kur do të luajnë ekipet që janë rivale si Kukësi-Partizani ose Partizani-Skënderbeu, do të kemi përsëri probleme të mëdha në sigurinë e stadiumeve.
Unë jam i mendimit që të gjithë presidentët e klubeve të Superligës, si dhe ata të Kategorisë së Parë, të bllokojmë Kampionatin nëse Policia e Shtetit nuk na mundëson dot sigurinë në stadiume, pasi Policia Private nuk është e përgatitur për turma masive.
Kur të kalojnë 2 muaj kampionat do të shtohet rivaliteti mes tifozëve, prandaj unë u bëj thirrje gjithë presidentëve që bllokojmë kampionatin në rast se Policia e Shtetit nuk merr masa për sigurinë në stadiume”.