MENU
klinika

Nga Korça, në Korfuz

Ish-mesfushori i Kombëtares firmos në Greqi

21.08.2018 - 12:42

Ashtu siç u përfol disa ditë më parë, e ardhmja e mesfushorit të Skënderbeut, Emiliano Vila, do të vazhdojë në kampionatin grek, duke qenë se ditën e sotme ai është prezantuar me skuadrën e Korfuzit, që këtë sezon do të luajë në Ligën e Dytë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit në “Facebook” dhe kështu, Vila është një tjetër futbollist që braktis korçarët në këtë merkato, pasi më parë kanë ikur dhe shumë të tjerë. I fundit që firmosi në kampionatin grek nga Skënderbeu, ishte Suad Sahiti me skuadrën e AEL Larisës.

“Korfuzi njofton se ka blerë futbollistin Emiliano Vila. 30-vjeçari që ka qenë pjesë e Skënderbeut së fundmi, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën tonë.

Më parë, ai ka qenë pjesë e Partizanit, Inter Bakus dhe Dinamo Zagrebit, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare. I urojmë një fillim të mbarë dhe sa më shumë suksese”, – shkruhej në njoftimin e klubit grek.