MENU
klinika

Legjenda nuk ndalet as 40 vjeç

Kur Buffon ndeshet me djemtë e shokëve të tij…

22.08.2018 - 14:27

George Weah, Liliam Thuram, Diego Simeone, Patrick Kluivert…Të gjithë i mbajnë mend këto emra në fushën e lojës, nga më të mirët e botës. Me të gjithë ka luajtur Gianluigi Buffon. Sot, në moshën 40 vjeçare, ai përballet me djemtë e tyre.

Nuk është çudi që portiere kampion bote të thotë: “Përshëndetje, jam Gigi… koleg i babait tënd.” E çuditshme, por e vërtetë! Gigi Buffon është në të njëjtën skuadër me djalin e Weah, por ky nuk është rasti i vetëm.

Ka edhe të tjerë që përfshihen në këtë listë dhe që do t’i ketë kundërshtar. Buffon do të shohë në fanellat e tyre mbiemra me të cilët është ndeshur ose ka përqafuar si shok ekip!

buffon thuram biri
buffon thuram biri

MARCUS THURAM – Takimi i fundit, në rend kohor, ka ndodhur gjatë ndeshjes Paris SG-Guingamp. Portieri italian e ka shkëmbyer fanellën me Thuram.

Nuk bëhet fjalë për shokun e tij të skuadrës te Parma dhe te Juventus, me të cilin ka fituar trofe dhe i ka shkuar shumë pranë suksesit në Champions, por flitet për djalin Marcus, sulmues premtues i ekipit francez. Një përqafim që bëri xhiron e botës, duke ngjallur shumë nostalgji.

simeone giovanni
simeone giovanni

GIOVANNI SIMEONE – Në sezonin e kaluar në Serie A, Buffon ka takuar edhe djalin e një ish-kundërshtari. Giovanni Simeone, tanimë një sulmues i afirmuar i Fiorentina, i shkoi edhe shumë pranë realizimit të ëndrrës, një goli ndaj Buffon.

E pati disa herë mundësinë, si ndodhte edhe me babanë e tij Diego në të kaluarën, por Gigi i ka mbyllur portën me fanatizëm.

Justin kluivert
Justin kluivert

JUSTIN KLUIVERT – Nuk përkoi që të ndesheshin në Itali, ashtu si bërë me të atin e tij, por ndoshta do të ndodhë në Champions League. Justin Kluivert ka lënë menjëherë një përshtypje të mirë në Serie A, duke dhënë asitin për golin e shënuar nga Edin Dzeko në Torino.

Buffon ka vetëm një mundësi për t’u përballur me djalin e Patrick, që nuk është edhe aq e pamundur: quhet short i Champions League, pas rreth dhjetë ditësh.

buffon dhe weah
buffon dhe weah

TIMOTHY WEAH – Futbollisti i fundit me të cilin ka ndarë debutimet nga babai te djali është një shok ekipi. Një mbiemër i lidhur ngushtë me të. Në vitin 1995, kur ishte 17 vjeç, Buffon debutoi pikërisht kundër Milan ku luante George Weah.

23 vjet më vonë, në ndeshjen e tij të parë me fanellën e PSG, luan në formacion djali i George, Thimothy, i cili edhe arin të shënojë. Fate të kryqëzuara…