MENU
klinika

Djali i legjendës

Nga i ati, tek i biri, debutim me gol i Weah (Video)

13.08.2018 - 16:32

Mbrëmë, Paris SG fitoi 3-0 ndaj Caen, në ndeshjen e parë për kampionët e Francës. Neymar shënoi golin e parë, më pas Rabiot, ndërsa në fund pati vend edhe për Weah Junior, djali i të madhit George Weah.

George Weah tani është presidenti i Liberisë, por në 1995-ën, ai u bë lojtari i parë afrikan që fitoi “Topin e Artë” dhe goli i tij për Milanin atë sezon, duke u nisur nga zona e tij për të shënuar, ishte i pabesueshëm.

23 vite më vonë, i biri i tij, Timothy Weah filloi të luajë për PSG-në dhe tani ka shënuar golin e tij të parë për kryeqytetasit, gati 26 vite pasi i ati i tij shënoi golin e parë për fanellën e parisienëve.