Pak orë përpara se të startojë Kategoria Superiore, piëkrisht me ndeshjen Skënderbeu-Partizani (ora 19:45), tifozët korçarë kanë mësuar një lajm jot ë mira, pasi një tjetër lojtar cilësor është larguar nga ekipi.
Emiliano Vila nuk është më pjesë e Skënderbeut. Mesfushori durrsak është transferuar te skuadra greke e Kerkyras. Lajmi është konfirmuar nga “Supersport” në një lidhje direkte nga Korça, teksa futbollisti i është bashkuar skuadrës greke ditën e djeshme.
Skuadra e Kerkyras ra sezonin e kaluar nga Superliga greke, ndërsa sezonin e ri do të militojë në Divizionin e Dytë. Kujtojmë që e njëjta skuadër ishte e interesuar për Vilën edhe disa sezone më parë, por transferimi nuk u arrit për shkak të problemeve financiare.
Vila ka qenë pjesë e Teutës dhe e Partizanit më parë në kampionatin shqiptar, ndërkohë që në Greqi është aktivizuar edhe me PAS Janinën. Gjithashtu, mesfushori ka qenë edhe pjesën e Kombëtares shqiptare.