MENU
klinika

Armëmbajtje pa leje

Nuk i shpëton dënimit, edhe pse është vëllai i Messit

16.08.2018 - 23:40

Mund të kesh vëlla më të mirin e botës, Lionel Messin, por kjo nuk do të thotë t’i shpëtosh drejtësisë. Matias Messi, vëllai i yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel, është dënuar për armëmbajtje pa leje.

Matias u dënua me 2 vite e gjysmë burg, me vendim të gjykatës në Argjentinë, këtë të enjte, por nuk do të bëjë asnjë ditë pas hekurave.

Dënimi i vëllait të yllit argjentinas është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit. Gazeta “La Capital” në qytetin Rosario të Argjentinës ka informuar se vendimi u arrit pas një marrëveshje me prokurorët.

Arma i është sekuestruar në fund të vitit të kaluar dhe ndodhej në një jaht me të cilën Messi ishte përplasur në Parana River.

35-vjeçari Matias Mesi u mbajt nën arrest teksa ishte në një spital në provincën Santa Fe të Argjentinës, duke u rekuperuar nga dëmtimet e pësuara nga përplasja, për t’u lënë më pas i lirë.

Avokati i Messi fillimisht pranoi se klienti i tij ishte përplasur, por mohoi që të posedonte armë.