MENU
klinika

Përfitoni fanelën kuqezi

Pas Skocisë, FSHF ofertë edhe për Izraelin

24.08.2018 - 17:08

Pasi ka bërë një ofertë shumë të mirë për ndeshjen me Skocinë më 10 shtator në Gllasgou, FSHF ka menduar edhe për tifozët kuqei që do të ndjekin sfidën Shqipëri-Izrael më 7 shtator në “Elbasan Arena”.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit që, duke filluar nga dita e sotme, datë 24 gusht 2018, do të fillojë promocioni (biletë+fanelë) në lidhje me ndeshjen e vlefshme të përfaqësueses sonë për UEFA Nations League, Shqipëri-Izrael me datë 7 shtator ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo mundësi për tifozët e kuqezinjve vlen vetëm në dyqanin zyrtar të FSHF, në rrugën e Elbasanit, ku krahas biletës së kombëtares, si asnjëherë tjetër, mund të blesh fanelën e përfaqësueses me një çmim të shkëlqyer.