E gjitha bota e futbollit sot ishte me sy e veshë nga Cristiano Ronaldo, por debutimi i tij te Juventus ka qenë për t’u harruar. Portugezi nuk ka arrritur të shënojë, por Juventus të paktën ka përmbysur në Verona ndaj Chievos, me rezultatin 3-2.
Ndeshja nisi mirë për kampionët në fuqi, teksa Khedira shënoi që në minutën e tretë. Cdo gjë po shkonte mirë për Juventus, por në minutën e 38-të Stepinski ka barazuar shifrat dhe pjesa e parë është mbyllur 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë janë vendasit sërish ata që shënojnë, kur Chiacherini kthen në gol një penallti, e cila ka qenë e dyshimtë pas përsëritjeve të momentit të faullit në zonë.
Më pas në fushë ka vetëm një ekip, Juventus. Pas shumë përpjekjeve, Juventus realizon golin e barazimit 2-2 pas një autogoli. Në fund është Bernardeschi që i jep fitoren 3-2 Juventusit në javën e parë.
Ronaldo është përpjekur me cdo kusht të shënojë golin e tij, cka do t’i kishte dhënë fitoren Juventusit në start, por nuk ia ka dalë dot.