MENU
klinika

Dy legjendat bëhen bashkë

Presidenti Weah nderon ish-trajnerin e tij

24.08.2018 - 13:50

Një nga figurat më të shquara të futbollit është edhe George Weah, afrikani i parë që fitoi “Topin e Artë” në mesin e viteve 90’, kur në atë kohë aktivizohej me Milan.

Sot Weah është president i vendit të tij, Liberi. Së fundmi, ai ka ftuar një nga legjendat e trajnimit, francezin Arsene Wenger, të cilin e ka pasur trajner.

Arsene Wenger e harxhoi pasditen e dytë të udhëtimit në Liberi duke parë një ndeshje futbolli në krah të ish-futbollistit të tij, George Weah.

george weah e arsene wenger
george weah e arsene wenger

Ish-trajneri i Arsenal zbarkoi në Liberi të mërkurën, ku në fundjavë do të marrë çmimin e shtetasit të nderit pikërisht nga Weah.

Dy figurat e njohura të futbollit ishin në krah të njëri-tjetri gjatë ndeshjes së kampionatit vendas, zhvilluar të enjten në mbrëmje, në “Samuel Kanyon Doe Sports Stadium”, në periferi të Monrovia.

Weah u mor nga Wenger te Monaco, në vitin 1988, kur ai luante me Tonnerre Yaounde. Tani ai do të vlerësohet nga ish-lojtari me titullin “Kavalier i Njerëzimit dhe Komandat i Madh i Kulturës dhe Civilizimit në Afrikë.”

wenger e weah
wenger e weah

Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 2003, ish-sulmuesi i PSG dhe Milan, u fut në politikë dhe një vit më parë u zgjodh president i Liberisë.