MENU
klinika

Reduktimi i shpenzimeve

Ra nga kategoria, klubi i heq avionin ekipit

08.08.2018 - 16:18

Në maj të këtij viti ra për herë të parë nga kategoria. Fantazma e rënies nga Bundesliga e frikësonte prej kohësh Hamburgun, por realiteti duket më i hidhur nga sa mund të mendohej.

Ndeshja e parë në Bundesliga 2 ishte një zhgënjim total, humbje 0-3 në shtëpi me Kiel. Skuadra, ku ka luajtur së fundi edhe Mavraj, nuk ka karakter jo vetëm sportiv, ndërkohë që klubi duket në krizë të thellë ekonomike.

Vitin e kaluar Hamburgu ishte i shtati për nivelin e pagesave në Bundesligë, ndërsa tani shpenzimet janë reduktuar. Klubi synon të kursejë dhe për momentin po shihet mundësia për shitjen e Albin Ekdal në Itali.

Ka një plan të qartë për të ulur shpenzimet. Për shembul, do të ketë më pak stjuardë në tribunën VIP dhe në shkallët e stadiumit.

Po ashtu, klubi u ka dhënë mundësinë lojtarëve të marrin sa fanella të duan për miqtë dhe shokët e tyre, por tani jo.

Lojtarët kanë në dispozicion vetëm pesë fanella. Momentet e arta kanë përfunduar edhe sa u takon transfertave, pasi do të ketë hotele më pak luksoze dhe udhëtime më ekonomike.

Lojtarët mund të bëjnë edhe udhëtime prej 6 orësh me autobus, pasi nuk ka më avion për udhëtimet e gjata.