Pak ditë më parë, lajmi që një ndeshje e La Liga do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Kanada bëri bujë të madhe. Por kundër kësaj ideje kanë dalë shumë.
Ylli argjentinas Lionel Messi është në krye të një liste me 20 kapitenë skuadrash në La Liga që po përpiqen të luftojnë kundër zhvillimit të një ndeshje të kampionatit spanjoll në SHBA.
Vitin e kaluar, drejtuesit e La Liga, kanë arritur një marrëveshje 15-vjeçare me grupin e biznesit “Relevant”, për të luajtur të paktën një ndeshje përtej Atlantikut, në SHBA ose Kanada.
“Relevant” është firma që ka krijuar International Champions Cup, veprimtaria më e rëndësishme e futbollit miqësor të verës, që po thith miliona euro nga reklamat dhe sponsor të ndryshëm mediatikë.
Por kapiteni i Barcelonës, ashtu si 19 kapitenë të tjerë të ekipeve në La Liga, mes të cilëve Sergio Ramos i Real Madrid, kanë firmosur një dokument që i drejtohet Shoqatës së Futbollistëve Spanjë.
Nëpërmjet dokumentit, që i adresohet presidentit David Aganzo, ai do të zhvillojë një takim me presidentin e La Liga, Javier Tebas, ku do t’i paraqesë kërkesën e lojtarëve profesionistë të kampionatit spanjoll.