Robert Lewandowski nuk do të lëvizë nga Bayern Munchen dhe këtë e thotë presidenti I klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge.
Gjatë muajit të fundit u përfol se Real Madrid, por edhe Chelsea, ishin të gatshëm të paguanin plot 100 milionë euro për sulmuesin polak.
Edhe gjatë ditës së sotme, në mediet britanike dhe ato gjermane qarkulloi lajmi se Blutë e Londrës ishin shumë pranë firmës me sulmuesin polak, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Për t’u dhënë fund njëherë e mirë të gjitha zërave që e largojnë Lewandowskin nga Bayern, ka menduar Rummenigge. Presidenti i bavarezëve tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga polaku as për 150 milinonë euro.
“Sot është shumë e vështirë që të gjesh sulmues si Lewandowski. Për mua, është i pazëvendësueshëm dhe nuk e shes as për 150 milionë euro.
Kështu që mjaft më me fjalë të pavërteta dhe me shpifje për skuadrën e Bayern Munchen. Ne vazhdojmë të mbetemi të fortë dhe nuk na dridhet qerpiku para ofertave, si 100 milionë apo 150 milionë”,- tha Rummenigge.