MENU
klinika

Gjatë ndeshjes Partizan B.-Besiktas

Serbët mbeten po ata, tifozi vdes në stadium

24.08.2018 - 11:40

Të martën në mbrëmje, në kuadër të Champions League, Crvena Zvezda priti Salzburgun në Beograd në një stadium të boshatisur, si pasojë e dënimit të ekipit serb nga sjellja e tifozëve.

Mbrëmë ishte radha e Partizanit të Beogradit të priste Besiktas në play-off të Europa League, takim që ka përfunduar 1-1, në një stadium të mbushur plot tifozë serb, të cilët nuk pushuan për asnjë minutë.

tifozi vdes
tifozi vdes

Por një tifoz i Partizanit ka mbetur i vdekur. Ai është ndjerë keq nga tymueset e shumta dhe menjëherë i është ofruar ndihma e shpejtë nga mjekët e ambulancës, që edhe pse ndërhynë me elektroshok, nuk arritën ta mbajnë dot në jetë.

Ai u transportua në spital dhe vetëm pasi përfundoi ndeshja u lajmërua se tifozi humbi jetën. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në tribunën ku në përballjen Serbi-Shqipëri të vitit 2014, vërshuan shishet drejt futbollistëve të Kombëtares sonë.