MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java I

Sfidë e nxehtë në Durrës, por nuk ka gola

19.08.2018 - 21:52

Ndeshja Teuta-Flamurtari, e përfunduar në barazim pa gola, ka mbyllur këtë javë të parë të Kampionatit të 80-të të Kategorisë Superiore.

Nga një pikë për durrsakët dhe vlonjatët, të cilët e nisin këtë sezon nga mesi i klasifikimit. Debutim identik për të dy trajnerët me skuadrat e tyre të reja, Bledi Shkëmbi në drejtimin e Teutës, sikurse Ilir Daja në krye të Flamurtarit.

Një ndeshje e nxehtë në një ditë të nxehtë gushti, kjo si për nga rastet dhe tentativat e njëpasnjëshme, sa edhe për nga numri i kartonëve të verdhë të akorduar nga arbitri i takimit, plot 7 të tillë, me një superioritet agresiviteti minimal 4-3 për vlonjatët.

Pavarësisht dëshirës së të dyja skuadrave për të triumfuar në debutim dhe rasteve të shumta të përqendruara më shumë në minutat e fundit, nuk kanë mundur dot të bëjnë më shumë se një 0-0 deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Teuta-Flamurtari 0-0

Teuta: Hidi, Gjerogjevski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Traore, Kamara, Kruja, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Deliaj, Kotobelli, Useini, Hyseni, Batha, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Arbitër: Ardian Beqiraj