MENU
klinika

Presidenti i La Liga

Tebas: UEFA dënon vetëm klubet shqiptare

20.08.2018 - 12:06

Javier Tebas, presidenti i La Ligas, u referohet dënimeve që janë dhënë ndaj klubeve spanjolle sa i përket “Fair Play Financiar”, me siguri duke iu referuar atij të Tiranës që është i vetmi që u bë publik në faqen e UEFA-s.

“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve. E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç.

Transferimi i Neymar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Manchester City”, – ishin fjalët e tij, duke kërkuar që UEFA të bëhej më aktive.

Javier Tebas
Javier Tebas

“Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, të Republikës Çeke apo ndonjë turk. Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”, – ka shtuar Tebas.

Për këto deklarata, klube si PSG e Inter kanë vendosur të hapin çështje gjyqësore për shpifje dhe dëmtim imazhi presidentin e La Liga-s. Gjithsesi, është fakt që Skënderbeu për momentin është klubi që mban rekordin e dënimit në Europë nga UEFA, me 10 vjet mospjesëmarrje.