MENU
klinika

E ka denoncuar ish-gruaja

Telashe për Maradonën, në gjyq për 1.5 mln $

26.08.2018 - 13:00

Telashet për legjendën e futbollit botëror nuk kanë të sosur. Nuk është ndonjë gjë e rrallë tashmë, që Diego Armando Maradona të jetë në qendër të medieve sportive jo vetëm për sport.

Së fundi duket se është në një tjetër situatë të vështirë. Ish-bashkëshortja e tij, Claudia Villafañe, e ka denoncuar për dhunë psikologjike ish-lojtarin e Argjentinës, e tashmë kërkon 1.5 milionë dollarë prej tij.

“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe e ka denigruar si grua”, – tha Fernando Burlando, avokati i ish-bashkëshortes së Maradonës.

Maradona dhe gruaja e tij
Maradona dhe gruaja e tij

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”, – është shprehur ish-bashkëshortja e tij, sipas asaj që shkruan e përditshmja “La Nacion”.

Tani mbetet të pritet vetëm vendimi i gjykatës, por sipas atyre që raportojnë mediet argjentinase, është e vështirë që të jepet ky dëmshpërblim, të paktën jo në këtë shifër që pretendon ish-gruaja.