MENU
klinika

Një bazë ushtarake në Afganistan

Terrorizmi/ Kina ‘i jep një dorë’ Afganistanit

31.08.2018 - 11:43

Kina ka pohuar se ka në plan të ndërtojë një bazë ushtarake në Afganistan, pasi një gazetë në Hong Kong tha se Pekini po ndërtonte një kamp trajnimi për trupat afgane, ku mund të dërgonte edhe ushtarët e vet.

U tha se Kina po ndërtonte kampin në korridorin e ngushtë Wakhan, në krahinën verilindore të Badakhshan, që lidh të dy vendet. Qindra trupa do të kalonin kufirin nga rajoni i Kinës perëndimore të Xinjiangut për të kryer trajnime kundër terrorizmit. Baza do të ishte vendi i dytë jashtë për ushtrinë gjithnjë e më aktive kineze.

Një vit më parë, një bazë u ndërtua në Xhibuti në Bririn e Afrikës.

Por zëdhënësja e ministrisë së jashtme Hua Chunying e hodhi poshtë lajmin.

Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për komente. Gazeta njoftoi se rreth 500 trupa do të trajnonin homologët e tyre afganë në Korridorin Wakhan.

Pavarësisht mohimeve kineze, Reuters tha se puna tashmë kishte filluar.

Kina ka kohë që është e shqetësuar se paqëndrueshmëria në Afganistan mund të përhapet në Xinjiang dhe të dëmtojë planet e saj ekonomike për Iniciativën “Brezi dhe Rruga”.

Ajo është veçanërisht e shqetësuar edhe për militantët separatistë. Afganistani është gjithashtu streha e Shtetit Islamik, të cilët në të kaluarën kanë premtuar se “gjaku do të rrjedhë si lumenj në Kinë”.

Në janar, ministria përsëri mohoi se po planifikonte të ndërtonte një bazë në Afganistan.

Besohet se Kina ia ka falur borxhet Afganistanit, së bashku me Burundin dhe Guinenën. Kina gjithashtu ka punuar me Pakistanin dhe Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes për t’i dhënë fund kryengritjes talebane të Afganistanit që ka shpërthyer që në 2001.

Një agjensi ruse e lajmeve njoftoi më parë këtë vit se Pekini do të financojë një bazë të re në Badakhshan pasi të dy vendet ranë dakord të bashkëpunonin në luftën kundër terrorizmit.

Sing Zhongping, një analist ushtarak në Hong Kong, tha: “Afganistani është shumë i dobët në luftën kundër terrorizmit dhe autoritetet atje janë të shqetësuara për ringjalljen e talebanëve, por ata nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e SHBA, Kinës dhe shteteve të tjera”.

Kina pritet të forcojë praninë e saj ushtarake në rajon duke ngritur një qendër të logjistikës detare në portin e ri pakistanez të Gwadar. Kjo do t’i japë akses Pekinit në Detin Arab dhe Oqeanin Indian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN