Pas një bojkoti 2 vjeçar për të gjitha ndeshjet brenda Shqipërisë, tifogrupi më i madh i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, do të rikthehet në ndeshjen e radhës, pikërisht Shqipëri-Izrael, më 7 shtator në “Elbasan Arena”.
“Tifozat Kuq e Zi” nisën bojkotin pas ndeshjes me Serbinë në “Elbasan Arena”, ku policia shqiptare i keqtrajtoi, duke dhunuar edhe simbolet që kishin marrë me vete.
Më 5 maj të këtij viti, nën kujdesin e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pati një takim trepalësh, Polici-FSHF-Tifozat Kuq e Zi, që siç duket, ka dhënë futet e veta menjëherë, pasi grupimi i zjarrtë rikthehet në stadium në përkrahje të Kombëtares.
LAJMËRIMI NGA “TIFOZAT KUQ E ZI”
Të nderuar Tifoza,
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë mbi detajet e organizimit për dy ndeshjet kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve:
Shqipëri – Izrael (07 shtator 2018, ora 20:45), stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Skoci – Shqipëri (10 shtator 2018, ora 19:45), Stadiumi “Hampden Park”, Glasgow
Afati i fundit për rezervimin e biletave: 30 gusht 2018, ora 20:00.