MENU
klinika

Çmimet jepen më 30 gusht

UEFA shpall golin më të bukur të sezonit

28.08.2018 - 15:12

Vijon të marrë çmime, Cristiano Ronaldo vërtet është një lojtar i Juventus, por sezonin e kaluar ai ka qenë kundërshtari i bardhezinjve në Champions League dhe pikërisht atyre u ka shënuar një gol fantastik.

Kundër italianëve, portugezi ka realizuar një gol të mrekullueshëm në çerekfinalen e parë të luajtur në Torino, duke merituar edhe duartrokitjet e popullit bardhezi, pasi një gol i tillë nuk ishte parë kurrë.

Sot, UEFA ka njoftuar se magjia e CR7 në “Allianz Stadium” është votuar si goli më i bukur i sezonit të kaluar të Champions League. Ish-ylli i Real ka marrë 197,496 vota, duke lënë mbrapa Dimitri Payet të Marseille dhe Eva Navarro të Spanjës.

Renditja e tre vendeve të para

1- Cristiano Ronaldo (Juventus 0-3 REAL MADRID) 197,496 vota

Gjykimi i ekspertëve të UEFA-s: Një shfaqje e mrekullueshme teknike dhe atletike.

2- Dimitri Payet (MARSEILLE 5-2 RB Leipzig) 35,558 vota

Gjykimi i ekspertëve të UEFA-s: Një finte e jashtëzakonshme dhe një goditje e bukur me pjesën e jashtme të këmbës.

3- Eva Navarro (Gjermani 0-2 SPANJË) 23,315 vota

Gjykimi i ekspertëve të UEFA-s: Një goditje e mrekullueshme me hark pasi shmangu kundërshtarët falë një teknike të lartë.