Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, ka paralajmëruar Bashkimin Europian, se do të priten fondet nga Italia nëse BE nuk menaxhon emigrantët.
Shqipëria i shtriu dorën dje vendit fqinj dhe u zotua të marrë 20 emigrantë për t’i ardhur në ndihmë. Këtë, Italia, e vlerësoi, me ministrin e Jashtëm Milanesi që falënderoi Tiranën, si vendi i parë që ofroi ndihmë.
Një gjë të tillë e ka bërë sot edhe zv/kryeministri italian Luigi Di Maio. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Di Maio shprehet se “Shqipëria është më Europë se shtetet që e kanë fundosur atë”.
“Por, për mua është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio.
Italia ka hapur një luftë akuzash me Francën, e cila nuk u shpreh e gatshme për të ndihmuar fqinjët e saj me emigrantët nga Afrika.
Ishte vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili vendosi që Shqipëria të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Katania.