MENU
klinika

Projekti GPP Korça

26 familje presin kompensimin për shpronësim

19.09.2018 - 09:11

Tokat në pronësi të krerëve të familjeve në fshatin Barç të Korçës, të cilësuara si toka të familjes bujqësore sipas ligjit 7501 , të cilat u bënë pjesë e projektit të GPP Korça , janë ende në pritje të marrjes sëkompensimit për shpronësimin e kryer.

Edhe pse punimet për ngritjen e TEC-it që pritet brenda vitit 2021 të furnizojë më ngrohje zonën e Korçës , kanë nisur prej muajit gusht , një pjesë e banorëve që ishin subjekt i shpronësimit ende nuk kanë marrë vlerën korresponduese prej 250 lekësh për metër katror. Shkak për ngërçin e krijuar është bërë mungesa e AMTP –ve në pjesën më të madhe të pronarëve.

Problematika sikurse bëhët me dije nga juristët e GPP Korça , qëndron në faktin se pronarët e regjistruar në regjistrat kadastralë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, i takonin tre kategorive tëndryshme. Së pari, ishin pronarët të cilët zotëronin si akt juridik që vërtetonte marrjen në pronësi të tokës , vetëm AMTP-në e vjetër.

Pjesa më e madhe nuk kishin asnjë dokument që vërtetonte pronësinë mbi këto objekte të zonës kadastrale Braç dhe vetëm një përqindje e vogël zotëronin Çertifikatën e Pronësisë. Sh.p.k mori përsipër që rreth 26 pronarë t’i pajiste me çertifikatat e pronësisë , pa asnjë kosto.

Megjithatë procesi i zgjatur nga ana e ZRPP Korçë ka bërë që këta pronarë prej një përiudhe gati një mujrepas përfundimit të afatit për marrjen e kompensimit në të holla, janë ende në pritje të tij.

Juristët nga GPP Korça bëjnë me dije se kompensimi për 26 kryefamiljarët dhe anëtarët e familjes bujqësore do të bëhët së shpejti me marrjen e çertifikatave, në proporcion të drejtë me pronën e tyre.

Investimi i bërë nga kjo shoqëri pritet të jetë një novacion i modernizuar jo vetëm për Korçën, po edhe për rajonin.

L.S

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit