MENU
klinika

Energji apo turizëm?

40% e HEC-eve në zona të mbrojtura

30.09.2018 - 12:12

Pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe Ballkanit janë nën kërcënimin e valës massive të ndërtimit të hidrocentraleve, Nga studimet më të fundit të organizatave Riverwatch dhe Euronature, të kryera në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, ka rezultuar se rreth 49% e HEC-eve të planifikuar, në ndërtim apo të ndërtuar në gadishullin e Ballkanit janë brenda zonave të mbrojtura të kategorive të ndryshme.

Në këtë pikëpamje edhe Shqipëria nuk ndryshon shumë. Nga 520 HEC-e të planifikuar për t’u ndërtuar, rreth 39% e tyre ndodhën në zona të mbrojtura. Referuar statusit të mbrojtes, hidrocentralet, nuk kanë kursyer zonat ‘Rezervë Strikte Natyore”, që është kategoria më e lartë ligjore e mbrojtjes, parqet kombëtare, por edhe zona me mbrojtje ndërkombëtare.

Studimi i sipërpërmendur, arrin në përfundimin se janë 46 HEC-e të planifikuar në një park kombëtar, 10 janë duke u implementuar, ndërsa 11 të tjerë tashmë kanë nisur funksionimin. 53 HEC-e planifikohen të ndërtohen në Rezervate Strikte Natyrore, 4 janë duke u implementuar, ndërsa 19 të tjerë tashmë janë ekzistues. Më konkretisht, bëhet fjalë për zona të tilla si: Lugina e Valbonës, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Parku Kombëtar i Hotovë-Dangëllisë, Parku Kombëtar i Lurës, duke ndërhyrë deri dhe në monumentet natyrore elitare, si Kanionet e Setës, të Bënçës, të Lengaricës, Ҫajës etj.

Ndërtimi i hidrocentraleve në këto zona, bie ndesh me legjislacionin shqiptar “Për zonat e mbrojtura”. Sipas ligjit të amenduar në vitin 2017 “në rezervën strikte natyrore zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pasi në të janë të ndaluara të gjitha aktivitetet njerëzore që mund ta dëmtojnë”.

Në ligj, thuhet shprehimisht se “janë të ndaluara ndërtimi i zonave urbane, i autostradave, hekurudhave, linjave të prodhimit të energjisë, si hidrocentrale, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës e të gazit me shtrirje të gjatë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë

Gjykata: Të ndërtohen HEC-et në Valbonë