MENU
klinika

Video-intervistë me farmaciste Suela Yllin

Barnat/ Si të mos biesh pre e shërbimit ilegal

17.09.2018 - 19:50

Prej shumë vitesh edhe farmacia është përfshirë në të ashtuquajturën “epoka e internetit.” Konkretisht është e pasqyruar si Farmacia Online.

Suela Ylli, Shefe e Shërbimit Farmaceutik të Polit të Spitalit Francez, në një intervistë ekskluzive për Konica.al, në studion e Klinika Online, tregon se çfarë është Farmacia Online në vetvete dhe si funksionon ajo.

“Farmacia Online ka të bëjë me përçasjen me internetin, funksionon përmes internetit. Në vetvete ka të bëjë me shërbimin që i ofrohet qytetarëve, për marrjen e medikamenteve ose informacioneve. Në Shqipëri, Farmacia Online funksionon vetëm privatisht, në sensin ti do të marrësh një informacion dhe e merr, por nuk funksionon si në vende të tjera ku ti e përgatit medikamentin online dhe pacienti e merr online”, pohon farmacistja.

Pyetjes se sa të sigurta janë barnat, Ylli i përgjigjet duke theksuar se janë 100 përqind të sigurta:

“Janë 100 përqind të sigurta për sa kohë që janë medikamente që kanë pullën e Ministrisë së Shëndetësisë, çka do të thotë se janë të kontrolluara nga Qendra e Kontrollit të Barnave, që është një institucion që merr përsipër sigurinë e barnave.”

Gjithashtu Shefja e Shërbimit Farmaceutik të Polit të Spitalit Francez, për ndjekësit tanë dha disa këshilla në mënyrë që të mos bien pre e shërbimit ilegal.

Ndër të tjera tha se: “Gjithçka duhet të merret me recetë nga mjeku, me një konsultë nga mjeku dhe informacion nga farmacisti.”