MENU
klinika

Ish-sulmuesi i Shqipërisë U-17

Deklaroi se do Kroacinë, Kosova i bën ftesë

25.09.2018 - 13:30

Lojtari i talentuar i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, është ftuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe që do të zhvillohen në tetor.

Talenti i Lokomotivës, ende nuk ka zgjedhur ekipin përfaqësues, pasi ka mundësi të zgjedhë edhe Kombëtaren e Shqipërisë, por edhe atë të Kroacisë, madje për këtë të fundit kanë shkruar edhe disa media se ai do të luante për  Kroacinë.

Duket se Kastrati do të luajë për Kosovën A, e ka konfirmuar edhe Bajram Shala, përgjegjës për media në FFK dhe drejtor për licencim. Kastrati ishte paraqitur me Kosovën në ndeshjen e fundit të saj kundër Irlandës U-21, madje kishte asistuar në golin e parë të saj. Po ashtu ai ishte lojtari më i mirë i Kosovës për U-21.

Lirim Kastrati
Lirim Kastrati

Kastrati luan si sulmues krahu dhe sulmues qendror dhe ka pasur një paraqitje të mirë edhe në ligën e parë kroate. Ai është i rritur nga akademia e ekip kroat. Lirim Kastrati ka lindur në Hogosht të Kamenicës dhe deri me tani 19 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje me NK Lokomotivën e Zagrebit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Tradhton” dy ekipet shqiptare

As Kosovën, as Shqipërinë, por…Kroacinë!