MENU
klinika

Festivali i Teatrit

“Dy duzina me trëndafila”, kur martesa shkon për dreq

26.09.2018 - 11:55

Mbrëmjen e djeshme në skenën e “arTurbinës”, në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, u ngjit trupa e Teatrit “Bylis” të Fierit. Ata sollën në skenë komedinë elegante të Aldo de Benedetti, “Dy duzina me trëndafila”.

Komedia “Dy duzina me trëndafila”, erdhi në skenë nga regjisorja Dafina Lupi dhe interpretuar nga aktorët e Teatrit “Bylis”: Klajdi Marku, Doriana Caushi, Fatmir Xhelilaj dhe Miola Sitaj.

” Dy duzina me trëndafila” e shkruar nga de Benedetti në 1936-ën është një komedi elegante që flet për martesë dhe besnikëri me një tekst humoristik e brilant. Në qëndër të veprës qëndron një çift fillimisht besnik, por në një moment gruaja, Marina, ka dëshirë për arrati dhe kështu organizon një udhëtim e vetme. I shoqi, i nxitur edhe nga një miku i tij avokat, përfiton nga rasti për të tentuar të afrojë një konteshë të bukur të cilës i dërgon dy duzina me trëndafila të kuq duke përdorur pseudonimin ‘Mistero’. Tufa me trëndafila bie gabimisht në duart e së shoqes dhe nga ky keqkuptim Marina fillon të besojë se e ka gjetur mënyrën për t’u arratisur nga realiteti i saj mediokër. Si t’ia thotë i shoqi të vërtetën?

“Dy duzina me trëndafila” ishte shfaqja e pestë në radhë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit.

Ditën e katërt, me fillim nga ora 18.00 vepra “Pirro”, produksion i Teatrit “Zihni Sako”, autor Hetem Haxhiademi dhe regji nga Ilir Lluri do të vijë në sallën e Universitetit të Arteve. Më ora 21.00 të së njëjtës ditë do të vijë “Qiell i heshtur”, produksion i Teatrit “Metropol”. Autor: Lauren Gunderson, Regji: Armela Demaj tek skena e re “arTurbina”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB