MENU
klinika

Presidenti i Turqisë

Erdogan reagon për çështjen “Ozil”

26.09.2018 - 18:04

Duket se çështja “Ozil” do të kthehet në një telenovelë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka cilësuar kritikat e Gjermanisë ndaj Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan të pakuptimta. Ozil dhe Gundogan, të dy me origjinë turke, janë kritikuar pas fotove me presidentin Erdogan në prag të Botërorit.

“Nuk ka asgjë për t’u penduar,” shprehet Erdogan për Funke Mediengruppe. “Siç e dini, Lothar Matthaus është takuar me Vladimir Putin. Më vjen çudi që njerëzit na kanë kritikuar.

“Jemi takuar në disa raste. Ne gjithashtu takojmë qytetarë turq që jetojnë jashtë shtetit. Ozil jeton në Londër, përse mos ta takoj kur jam andej?

Mesut Ozil
Mesut Ozil

“Ozil dhe Gundogan mund të mendojnë se i përkasin të dy shteteve; atij ku kanë lindur dhe atij ku kanë lindur prindërit e tyre. Më duket një sjellje e pakuptimtë dhe mendoj se kjo tregon se në Gjermani ka standarde të dyfishtë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN