MENU
klinika

PhD. Msc. Dr. Gentian Stroni

Fëmija me kollë dhe të vjella? Urgjent jepini…

21.09.2018 - 19:21

Gripi ёshtё njё sёmundje infektive akute e shkaktuar nga viruset e gripit tё tipeve A,B,C.

Ka shumё ngjashmёri klinike midis infeksioneve tё traktit respirator tё shkaktuar nga viruset e gripit dhe anёtarёve tё familjes sё paramixoviruseve.

Influenza sezonale ёshtё njё infeksion akut që haset globalisht duke prekur rreth 5-10% të tё rriturve dhe 20- 30% të fёmijёve. Mund tё rezultojnё me hospitalizim dhe vdekje, sidomos te të prekurit me moshё shumё tё re, tё moshuarit ose tё sёmurёt kronike.

Nё mbarё botёn rezultojnё 3,5 milion raste tё sёmundjeve tё rёnda dhe 250,000-500,000 vdekje nё vit. Nё rajone tё ndryshme, shpёrthimet janё tё parregullta gjatё gjithё vitit. Pёr sa i pёrket klimёs epidemitё ndodhin kryesisht nё dimёr, nga Dhjetori nё Mars, nё hemisferёn e veriut dhe nga Qershori nё Shtator nё hemisferёn e jugut.

Nё vendet e industrializuara epidemitё rezultojnё me: humbje tё ditёs sё punёs, tё shkollёs dhe humbje të produktivitetit, ambientet dhe spitalet mund tё mbingarkohen gjatё periudhёs sё pikut tё sёmundjes.

Vdekja mund tё ndodhë sidomos te fëmijët dhe njerёzit mbi 65 vjeç. Nё vendet e zhvilluara epidemitё rezultojnё me incidencё tё lartё tё vdekjeve te fёmijёt, shkaqet ekzakte nuk dihen.

Vaksinimi ёshtё mёnyra mё efektive pёr tё parandaluar sёmundjet dhe rezultatet e rёnda, vaksinat e sigurta dhe efektive janё nё dispozicion dhe janё pёrdorur pёr mё shumё se 6 vjet.

Epidemiologjia

Influenza tipi A ёshtё esencialisht njё virus aviar i cili kohët e “fundit” ka kaluar te gjitarёt. Zogjtё kanё numrin mё tё madh tё virusit tё influenzёs. Shpesh herё hemaglutinina aviare shfaqet si shtamë derr-njeri dhe kalё-njeri.

Te njerёzit ndodh ndryshimi madhor antigjenik i HA dhe NA çdo 10-15 vjet, fenomeni shift. Ky ndryshim antigjenik i plotё ka si produkt njё shtamë krejtësisht tё ri i cili shkakton pandemi.

Ndёrsa me kalimin e viteve njё shtamë i caktuar pёson ndryshime tё vogla antigjenike çdo 2-3 vjet. Me përhapjen e nёntipit tё ri kemi njё pandemi gripi sepse popullsia nuk ka antikorpe paraprake qё e njohin nёntipin e ri, pra popullsia e tёra ёshtё receptive.

Modifikimet e vogla antigjenike ndodhin çdo 2-5 vjet duke dhёnё shtame tё reja tё njё nёntipi dhe si pasojё kemi epidemi sepse mbrojtja antikorpale ёshtё pjesërisht efikase.

Mendohet se ndryshimet madhore tё virusit tё gripit A ndodhin nё botën shtazore tё cilёt mendohet se janё rezervuar i viruseve tё gripit nё periudhat mes epidemive.

Burim i infeksionit nga viruset e gripit ёshtё njeriu. Gripi transmetohet mё shpesh me anё tё inhalacionit tё aerozoleve tё prodhuar nga kolla apo tёshtitja, por nё raste tё rralla edhe nga kontakti direkt njerëzor. E rёndësishme ёshtё qё aerozoli tё pёrmbajё pjesёza tё vogla me diameter 10 mm.

Sёmundja haset mё shpesh nё stinёt e ftohta dhe mes kolektivave si kopshte, shkolla, reparte ushtarake, konvikte.

Ёshtё sёmundje shumё ngjitёse, ndoshta sёmundja më ngjitёse e njeriut. Epidemia zhvillohet brenda 15 ditësh nga rasti i parё, ajo mund tё prekё deri nё 40% tё popullsisё me incidencё mё tё lartё moshat 5-14 vjeç.

Vendi ku implementohet virusi nё rrugёt respiratore ёshtё epiteli ciliar, aty ndodh replikimi i virusit dhe njёkohësisht ёshtё vendi ku ndodhin dёmtimet qelizore.

Periudha e inkubacionit ёshtё 1-3 ditё. Sёmundja fillon menjёherë, shfaqen ethet, dhimbja e kokёs, mialgji, asteni, simptoma respiratore, faringodoni, dhimbje retrosternale, irritim trakeal, kollё, fotofobi etj.

Tё dhёnat nga BE-ja nё krahasim me SHBA-në, nё vitet 1996-2011 tregojnё se Qarkullimi i influencёs B ёshtё i paparashikueshёm gjatё stinёve tё ndryshme nё tё njёjtin hemisferё dhe gjatё sezonit tё njёjtё nёpёr rajone tё ndryshme.

Ndryshueshmёria e qarkullimit tё influencës B mund t’i atribuohet imunitetit tё ndryshёm tё popullsisё dhe konkurrencёs midis dy linjave tё pёrbashkёta.

Kuadri klinik zgjat 3-5 ditё, nëse zgjat mё shumё dyshohet pёr komplikacion. Klinika e gripit shpesh ka njё karakter bifazik, qё do tё thotё pas njё dekursi 3-5 ditor kemi një periudhë 2-3 ditore remisioni dhe pastaj shfaqja edhe njё herё e shenjave tё mёparshme tё shoqёruara me njё nga komplikacionet primare.

Komplikacionet nё grip janё tё shpeshta dhe ato janё shkak i vdekjeve nga gripi. Komplikacionet në grip ndahen nё primare dhe sekondare.

Komplikacionet primare janё ato qё shkaktohen direkt nga veprimi i virusit tё gripit siç janё: Komplikacione respiratore (laryngitis, trakeitis, bronchitis, pneumonia intersticiale); Kardiake(miokardit), tё sistemit nervor (neurite, radikulite, encefalite), miozite etj.

Komplikacionet sekondare janë ato qё shkaktohen nga mikrobe tё ndryshme si stafilokoku apo pneumokoku tё cilat japin kryesisht infeksione tё rrugёve respiratore si:

-Otite;

-Angina;

-Laringotrakeobronkite;

-Pulmonite.

Njё komplikacion i mundshёm gjatё kalimit tё njё gripi ёshtё edhe sindroma Rey e cila ndodh mё shpesh nё moshat pediatrike kur pёrdoren salicilatet (si aspirina) nё mjekimin simptomatik tё gripit. Syndroma Rey ёshtё njё encefalopati dhe insuficencё hepatike me ecuri të rëndë deri në vdekje.

Diagnoza

Mbёshtetet nё tё dhёnat epidemiologjike pra kur kemi epidemi, klinikё, por diagnoza e sigurtë bёhet me anё tё izolimit tё virusit nga tamponet apo lёngjet, nga lavazhi nazal- faringeal.

Mjekimi i rasteve tё suspektuara, tё mundshme ose tё konfirmuara ёshtё kompleks dhe konsiston nё mjekimin etiolgjik me antivirale. Mjekimi nё rastet e pa komplikuara ёshtё simptomatik.

Trajtimi i simptomave tё mundshme si:

-Temperatura mbi 38° C e cila duhet trajtuar me Paracetamol tabletë 500 mg çdo 4-6 orё, ose Ibubrofen 400 mg çdo 12 orё;

-Kolla nёse ёshtё e thatё duhet tё trajtohet me Codeine tabletё 15 mg çdo 8 orё dhe nëse ёshtё e “njomë” duhet tё trajtohet me Bromhexinë 8 mg çdo 8 orё;

-Tё vjellat duhet tё trajtohen me Primperam tabletё 10 mg 2-3 tableta nё ditё ose Primperam ampulё 2 ml-10 mg.

Mjekim zёvendёsues

Konsiston nё marrjen e lёngjeve, tresolit 1 deri nё 2 litra nё ditё sidomos nё rast se pacienti manifeston diarre ose djersitje tё theksuar, si dhe perfuzioneve i.v. sipas rastit, duke mbajtur nёn kontroll ngarkesёn pulmonare

Mjekimi i ndёrlikimeve qё mund tё jenё pulmonare, (tё rrugёve tё sipёrme ose tё poshtme respiratore), nervore, kardio-vaskulare apo multiorganore. Profilaxia arrihet me anё tё vaksinimit.

Vaksina jep deri nё 70% mbrojtje, ajo ka raste nuk ёshtё efektive sepse shfaqen shtame tё reja tё cilat nuk janё tё mbuluara nga vaksina e manifakturuar.

Vaksinimi bёhet pёr:

-Njerёzit me risk tё lartё tё ndёrlikimeve;

-Gratё shtatzёna;

-Fёmijёt nga 2-5 vjeç si dhe tё moshuarit mbi 65 vjeç;

-Njerёzit me kushte themelore shёndetesore si diabeti kronik, zemra, probleme të mushkërive, HIV-AIDS.

Procesi i përgatitjes, prodhimit dhe shpёrndarjes sё vaksinave kundёr gripit nё hemisferën veriore bёhet nё verё, vjeshtё, herёt nё dimёr tё njё viti pёrpara se tё ndodhë shfaqja e kёsaj sёmundje.

Megjithatё, pёr prodhimin e vaksinёs ndiqet njё kronologji:

-Identifikime tё varianteve tё antigjeneve, variante tё ndara dhe karakteristikat imunologjike;

-Pёrzgjedhja e nëntipeve të vaksinës;

-Manipulimi gjenetik pёr tё pёrmirësuar prodhimin;

-Prodhimi i vaksinёs sё virusit;

-Inaktivizimi i virusit dhe aktivizimi i vaksinës;

-Pёrgatitja e vaksinёs nga bashkime monovalente;

-Paketimi, etiketimi, shpёrndarja.