MENU
klinika

“Kaiser” është bërë film

Futbollisti-mashtrues më i madh i historisë

19.09.2018 - 19:24

Do të kishte shumë opinione të ndryshme nëse dikush do të pyeste se kush është lojtari më i mirë i historisë së futbollit. Por imagjinoni nëse dikush do t’ju pyeste se kush është futbollisti më i mirë që nuk e ka luajtur asnjëherë lojën? Po, e dëgjuat mirë.

Pyetja mund të duket absurde, por përgjigja nuk është. Carlos Henrique Raposo, një brazilian i njohur si Carlos Kaiser, njihet si mashtruesi më i madh i historisë së futbollit.

Duke shfrytëzuar aftësinë e tij për të krijuar miqësi me njerëzit, ai ka bindur shumë klube t’i ofronin kontrata. Në fillimet e viteve 80’, ai kishte shokë disa prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit brazilian; Romario, Edmundo, Renato Gaucho dhe të tjerë.

Carlos Henrique Raposo
Carlos Henrique Raposo

Sa herë që ata firmosnin kontrata të reja, ata do të bindnin klubin e tyre t’i jepnin një provë tremujore Kasier-it. Menjëherë pasi firmoste kontratë, Kaiser rrëfente se i duheshin disa javë për të qenë gati fizikisht.

Kështu që në javët e ardhshme, ai do të vraponte rreth fushës dhe do të bënte disa ushtrime të vogla. Ndërkohë do të fesonte në plazhet e Rios gjatë natës.

Kur duhet të stërvitej me lojtarë të tjerë, ai do të bënte sikur pësonte tërheqje muskulore pas vetëm disa minutave; mungesa e teknologjisë gjatë asaj periudhe e bënte të vështirë të dalloje mashtruesit.

Carlos Henrique Raposo
Carlos Henrique Raposo

Ai kishte një raport të mirë me shumicën e gazetarëve gjatë karrierës 20-vjeçare. Këta gazetarë do të ushqenin median me histori false dhe të zbukuruara rreth Kaiserit.

Ai ka kaluar kohë te Botofago, Flamengo, Vasco, Palmeiras etj. Ishte viti 1986 kur vendosi të shkonte në Europë. Ai iu bashkua francezëve të Gazelec Ajaccio në kategorinë e dytë ku po luanin disa prej shokëve të tij.

Me frikën se mund të kapej, atij i erdhi në mendje një ide tinëzare. Ai filloi t’i godiste të gjithë topat drejt publikut derisa të mos kishte mbetur asnjë. Publikut i pëlqeu, Kaiser u arratis. Ai thuajse nuk luajti fare me klubin dhe u rikthye në Brazil një vit më pas.

Sfida më e madhe i erdhi pas rikthimit në Brazil, me klubin Bangu. Teksa ishte akoma duke “punuar veçmas në aspektin fizik”, ai papritmas u përfshi në listën e skuadrës. Ekipi i tij po humbiste dhe trajneri i tha të fillonte nxehjen.

filmi i Carlos Henrique Raposo
filmi i Carlos Henrique Raposo

Kaiser e kuptoi se duhet të bënte diçka ose do të dilte mashtrimi. Kur ai hyri në fushë, kuptoi se tifozët ishin duke ofenduar lojtarët e tyre. Kështu që ai u ngjit te kangjellat e stadiumit dhe filloi duke i sharë.

Siç pritej, ai doli me karton të kuq. Presidentit De Andrade nuk i pëlqeu kjo gjë dhe u mendua se do të ishte fundi i karrierës së tij te Bangu. Por Kaiser kishte plane të tjera. Ai doli me një shpjegim origjinal.

“Përpara se të thoni diçka, më dëgjoni. Zoti më dha një baba i cili ka ndërruar jetë. Por Ai më tha edhe një tjetër, De Andrade. Dhe nuk do lejoj njeri ta ofendojë duke e quajtur një hajdut. Kjo ishte ajo që po thoshin tifozët dhe unë ndërhyra.”

Kaiser u shpërbyle me një kontratë gjashtëmujore. Kështu që ai kaloi 20 vite si sulmues pa shënuar një gol të vetëm.

Më 2015, Carlos firmosi një marrëveshje me një kompani produksioni Angleze, e cila donte ta tregonte historinë e tij në të gjitha formatet. “Kaiser! Futbollisti më i madh që nuk luajti asnjëherë” u shfaq për të parën herë në Tribeca Film Festifal më 2018. (Telesport.al)